Në Tiranë fitoi kandidati i PS-së Erion Veliaj, i cili mori një mandat tjetër si kryetar i Bashkisë përballë 5 kandidatëve të tjerë. Veliaj fitoi bindshëm, me një diferencë të madhe votash ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi, i cili u rendit i dyti.