Dje, presidenti Ilir Meta, i nxehur me akuzat që i bëri kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e krahasoi atë me moderatorin Hermes Nikaj, gjithashtu i njohur me nofkën “Zogu i Tiranës”.

Pas këtij komenti ka reaguar Zogu i vërtetë, Hermes Nikaj.

“Më pëlqen shumë që presidenti Ilir Meta më krahasoi me lalin, Veliaj është shumë seksi. Meta figurë shumë e lartë e shtetit.  Kam shumë respekt për të,”-tha 27-vjeçari.

Hermes Nikaj, i njohur si ‘Zogu i Tiranës’, u arrestua rreth 2 vite më parë nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit, por duket se tani i ka lënë pas krahëve problemet me drejtësinë. Madje paralajmëron se do të rikthehet në ekran, tashmë dhe më me shumë eksperiencë në fushën e politikës.