Reperi i njohur Noizy ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Abc e Pasdites”. Gjatë intervistës ai shprehu dëshirën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

Noizy tha me bindje se nuk do e linte Shqipërinë në baltë dhe se do të kishte shumë impakt.

“Do kisha dëshirë të shkoja në Eurovision. Do bëja maksimumin. Kam shumë fansa europianë dhe nuk do e lija Shqiperinë në baltë. Nuk e di si funksionon për të hyrë. Nëse dikush e sheh këtë video ta shohi me interesim të më fusin aty se do kem impakt dhe do shkojmë shumë lart. Më intereson të jem atje se ju garantoj se do bëhet diçka e madhe,” u shpreh reperi.