Këngëtari i njohur turk, Ibrahim Tatlises, ka dalë në skenë për të kënduar për fansat e tij me karrocë dhe këmbë të fashuara. Ikona e muzikës turke pësoi një aksident mëngjesin e djeshëm, ku makina me të cilën udhëtonte u përplas me një kamion dhe për pasojë përfundoi në greminë.
Tatlıses u nis me ambulancë për të shkuar në vendin ku do të performonte siç ishte planifikuar. Teksa këndoi disa nga hitet e tij, këngëtari iu tregoi fansave aksidentin që ka përjetuar. Ai tha: “Ne patëm një aksident sot, Zoti i Plotfuqishëm dërgoi engjëjt e tij, vetura jonë po rrotullohej në përrua.
“ I premtova publikut tim këtë mbrëmje, thashë se do të dal në skenë, faleminderit fëmijëve të mi dhe familjes sime, dua të falënderoj gjithashtu policinë, xhandarmërinë dhe spitalin tonë, ata u kujdesën shumë për ne”