Reperi Ledri Vula dhe blogerja Sara Hoxha janë padiskutim një nga çiftet më të përfolura të momentit. Ata duken të lumtur krah njëri-tjetrit teksa janë prindër dhe të një vajze, Poem.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen kësaj here ka qenë një reagim i bërë nga reperi gjatë një koncerti.
Gjatë videos dëgjohet fansja e cila i thotë Ledrit: “Ta ha zemrën”.
Më tej pasi reperi ripërsërit fjalinë e saj në sfond dëgjohen fanset të cilat thonë: “Nusja më shumë, të fala nuses”.
Por Ledri ka habitur me reagimin e tij, ku duke qeshur tha: “Nusja më shumë? Ende s’jam martuar”, duke shtuar: “Mos më thuaj zemrën ta ha, se unë përveeç zemrës të gjitha t’i fal”. Reperi përmendi kështu një fragment të këngës së tij të njohur “Merri Merri.”