Fotografitë e pasaportave kanë rregulla të rrepta, përsa i përket gjërave që pranohen dhe atyre që janë të ndaluara. Të mbani flokët larg fytyrës dhe të mos buzëqeshni, janë vetëm disa nga rregullat që duhen zbatuar që një pasaportë të jetë e vlefshme.
Rregulli i fundit u shfaq në vitin 2005, kur shërbimi i pasaportave në Mbretërinë e Bashkuar ndaloi buzëqeshjen në fotot e pasaportave.
Kjo për shkak të teknologjisë së re biometrike brenda pasaportës.
Një zëdhënës i Office Home tha për BBC: Kur goja është e hapur mund të krijojë vështirësi për teknologjinë e njohjes së fytyrës në mënyrë efektive.
Kjo ndodh sepse skanimet biometrike të fytyrës zakonisht identifikojnë 14 – 20 pika në fytyrën tuaj (buzë, hundë, sy, etj.)
Pozicioni i fytyrës tuaj zhvendos ato pika dhe mund të shkaktojë vështirësi për të identifikuar se kush jeni.