Deputetja kosovare Adriana Matoshi ka qenë për disa kohë në qendër të vëmendjes sidomos pasi konfirmoi dhe ndarjen nga futbollisti afrikan 19 vite më i ri, Keith Owen Groeneveld.

Aktorja ka tërhequr vëmendjen me një video komike në TikTok ku ka zbuluar dhe ‘arsyen’ përse ajo është ende beqare. Adriana postoi videon ku ka sinkronizuar buzët me një pjesë të një deklarate të një gruaje e cila shprehet : “Nuk marr këdo unë, më luten të gjithë akoma por nuk merrem me këdo”.

https://vm.tiktok.com/ZMNHMSsUS/?k=1

 

 

Kujtojmë se disa kohë më parë deputetja u përfol se marrëdhënia e saj me futbollistin kishte pësuar një krizë që më pas e çoi dhe drejt ndarjes. Ajo zbuloi se arsyeja e vërtetë të prishjes së marrëdhënies ishte sepse Keith dëshironte të krijonte një familje dhe të kishte fëmijë.

“Keith ka dashur shumë të krijojë familje. Unë nuk kam qenë ai personi që kam dashur të kem edhe një fëmijë tjetër. Keith ka qenë shumë më i ri në moshë se unë dhe e kam parë që atij i duhet të ecë përpara, të fokusohet në punën e tij, në profesionin e tij dhe jo të jem unë prioriteti në jetën e tij”- deklaroi Adriana asokohe në “ATV.”

Lidhja e aktores me futbollistin e njohur është përfolur shumë për shkak të diferencës prej 19 vitesh që ajo kishte me ish të dashurin afrikan. Ishte Keith ai që fshiu çdo foto me Adrianën në rrjete sociale dhe ka reaguar lidhur me ndarjen duke u shprehur se uron shumë që Adriana ta kalojë sa më lehtë.

“Është e vërtetë. Nuk i kam lexuar të gjitha raportimet apo artikujt për ndarjen sepse shumica e tyre duan vetëm senzacionin. mund të them unë për ndarjen? Kemi arsyet tona që na dërguan në vendimin që ishte gjëja e duhur për tu bërë.” – tregoi Keith. Ju rikujtojmë se dyshja kishin rreth një vit lidhje së bashku.