Deputetja dhe aktorja Kosovare Adriana Matoshi shpesh është lajm kryesor në mediat e ndryshme shqiptare dhe kosovare, sidomos kur ishte në një lidhje dashurie me futbollistin afrikan Keith Groeneveld i cili ishte 19 vite më i ri se ajo.

Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, ku së së fundmi me vdieon e saj komike në Tik Tok ka zbuluar edhe një detaj tjetër nga jeta e saj. Matoshi na ka zbuluar “arsyen” se përse është ende beqare.

“Nuk marr këdo unë, më luten të gjithë akoma por nuk merrem me këdo”, thotë ajo në video.

Në një intervistë në “ATV” Adriana Matoshi tha se Keith ndryshe nga ajo, kërkonte të krijonte familje dhe të kishte fëmijë.

“Është e vërtetë që unë me Keith nuk jemi më. Nuk jemi ndarë duke u përlarë, nuk jemi ndarë duke u sharë, nuk jemi ndarë duke urryer. Thjeshtë jemi ndarë se e kemi parë të arsyeshme që të mos jemi më bashkë. Ka shumë arsye brenda përse. Mund të them shlirë nëse unë kisha menduar vetëm për veten time unë isha akoma bashkë, kam menduar për më larg. Nuk kam thënë që do të zgjasë tërë jetën. Nuk kam qenë e gatshme, Keith ka dashur shumë të krijoj familje. Nuk kam dashur edhe një fëmijë tjetër. Ai ka qenë shumë më i ri në moshë. Ai duhet të fokusohet në punë në karrierë e në fund edhe në familje. E ndjej shpirtërisht që jam te Keith dhe Keith është te unë”, tha Adriana.