Ish banorja e “Big Brother VIP”, Arjola Demiri, është përfolur shumë gjatë rrugëtimit të saj aty, Arjola është përfolur shumë, edhe në momentin që ajo kishte shprehur dëshirën që ajo do donte të i realizohet, e që kishte të bënte me prezantimin e “Portokallisë”.
Disa ditë më parë, Arjola ishte e ftuar në “N’majë t’gjuhës” me Xheraldina Vulën, ku foli për të gjitha ndjesitë që kishte përjetuar në këtë format, e jo vetëm, Arjola zbuloi se kjo ishte hera e tretë që në emër të fëmijëve, vendosi të merrte të tillë iniciativë për të mirën e përbashkët.
“I kam sakrifikuar fëmijët në emër të tyre për tu ringritur dhe për të funksionuar si person”, tha aktorja shqiptare, Arjola gjithashtu preku pak edhe fillimet e karrierës së saj dhe ku edhe rrëfeu se të qenurit nënë me kohë të plotë, ia ka bërë rrugën drejt karrerierës shumë të vështirë.
“Të jesh një nënë me kohë të plotë, pa jetë sociale, pa jetë shoqërore, e ke shumë të vështirë të fillosh karrierën, e sidomos në moshën që unë kam pasur në atë kohë, 31 vjeç.”, ka shtuar ajo.
Përtej kësaj, aktorja shqiptare tregoi rreth planeve të së ardhmes sa i përket karrierës, ku edhe zbuloi se ka pritshmëri shumë të mëdha, siç është fitimi i një çmimi Oscar.
“Ermal Mamaqi më ka bërë një ftesë për te seriali H.O.T, kam dhe një serial në Kosovë “Ç’ka je bre tu folën”, do doja që këtë vit të bëj dhe një shfaqe teatrale, Vazhdojnë qeshin me mua por unë nuk i heq shpresat nga çmimi “Oscar” unë shpresoj akoma dhe kam përshtypje se çfarë thërras bëhet”, tha Arjola, ky çmim nuk është rrëmbyer asnjëherë më parë nga asnjë aktor shqiptar.