Dashi
Kuadri yjor do të jetë i përshtatshëm për të folur sa më hapur dhe për t’i sqaruar të gjitha. Ditë interesante, ku do të bëni të mundur vënien në jetë të një projekti. Shfrytëzojeni sa më situatën pasi sot është dita e duhur për të rigjetur qetësinë që ju ka munguar.
Demi
Ditë e qetë sot, ndonëse keni kaluar një periudhë të gjatë plot lodhje, por mbi të gjitha të përfshirë nga ankthi. Shumë zgjedhje të bëra kohët e fundit, ju kanë vendosur në vështirësi. Ka ardhur momenti që të gjeni ekuilibrin, ku ndikimi i Saturnit dhe Venusit do t’ju ndihmojë.
Binjakët
Jeni në pritje të kohëve më të mira! Hëna do të prekë shenjën tuaj duke ju dhënë forcë dhe rikuperim, por kjo gjë nuk vlen për financat, ndaj duhet të tregoheni më të matur. Gjatë kësaj dite mund të gjeni qetësinë me rrethin tuaj miqësor.
Gaforrja
Duket sikur do të jetë e vështirë të gjeni gjuhën e përbashkët sot. Jeni të përhumbur në mendime, por gjërat do të shkojnë në drejtimin e duhur. Nëse keni disa çështje të lëna pezull ka ardhur momenti që t’i çoni përpara. Ndjenjat parashikohen mjaft të favorizuara.
Luani
Me qetësi dhe dialog do të zgjidhni disa probleme të vogla që ju kishin dalë. Do të jeni të fortë dhe tërheqës dhe kjo gjë për shkak se keni qëndruar gjatë vetëm. Do të jeni të dominuar nga një krenari e tepruar e cila shpesh ju krijon armiqësi ndaj bëni kujdes.
Virgjëresha
Ambienti planetar nuk do të jetë aspak i favorshëm për ata që janë në një lidhje. Kjo bën që dita të mos ketë ritmin e duhur, por mbani parasysh se çdo gjë do të shkojë mirë në fund. Sa u takon ndjenjave parashikohen luhatje të mëdha.
Peshorja
Do të tregoni sot vullnet të hekurt për një ditë që premton shumë. Do të gjeni harmoni në raport me personat që ju rrethojnë dhe në të njëjtën kohë, udhëtimet do të jenë mjaft të favorshme. Nëse në dashuri ka momente tensioni, është mirë që të përballeni.
Akrepi– Lini pas konfliktet e ditëve të fundit dhe rigjeni një energji të mirë, e cila do të favorizojë shumë sektorin e dashurisë. Me të lindurit në shenjën e Bricjapit apo Virgjëreshës, do të keni një tërheqje speciale. Mundohuni që të kaloni më shumë kohë me njeriun tuaj të zemrës.
Shigjetari
Shumë gjëra do të ndryshojnë ditën tuaj sot. Duhet të tregoheni sa më të kujdesshëm lidhur me raportet konfliktuale, pasi do të keni vështirësi në menaxhim. Mundohuni që t’i mbani emocionet nën kontroll. Mos bëni gabimet e së shkuarës në financa dhe bëni llogaritë më parë.
Bricjapi
Ndikimi i Uranit do të jetë mjaft i favorshëm për të lindurit e kësaj shenje, duke favorizuar zyrtarizimin e lidhjeve të reja, apo projektet që kanë të bëjnë me punën. Nëse ka diçka që dëshironi ta thoni, bëjeni dhe do të ndiheni më mirë.
Ujori
Synoni të rikuperoni terren, pasi nuk dini se ku të pozicionoheni. Ka ardhur momenti që të relaksoheni. Do të përfshiheni në një aktivitet të rëndësishëm, por tashmë është thelbësore që të gjeni qetësinë për t’u përballur me problemet më urgjente.
Peshqit
Me qetësi dhe mirëkuptim do të arrini të stabilizoni situatat sot. Kush nga të lindurit e kësaj shenje kohët e fundit ka përjetuar një krizë dashurie, sot do të gjendet vërtet në konflikt. Bëni kujdes që të mos hakmerreni në mënyrën e gabuar! Në karrierë situata duket më normale.