Pas 5 vitesh ish-presidenti Meta është rikthyer në partinë e tij që e themeloi që në 2004.

Posti i Presidentit bëri që ai të linte drejtimin e partisë, por sot ai ka paralajmëruar konferencën e parë për mediat nga foltorja e LSI.

Ai është fotografuar teksa ka hyrë në ambientet e partisë i shoqëruar nga Tedi Blushi, këshilltari për mediat, si dhe zëdhënësi i Metës, kur ishte në rolin e Presidentit.