Ish-kryeministri Sali Berisha duket se nuk ka hequr dorë nga aksioni politik i opozitës, teksa njëkohësisht përballet edhe me akuzat e ngritura nga SPAK ndaj tij.
Berisha do të marrë pjesë ditën e nesërme në orën 12:00 në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku pritet të diskutohet për zhvillimet e fundit politike në vend. Mbetet e paqartë nëse do të ketë diskutime dhe vendime lidhur me përballjen e tij me drejtësinë.
Sakaq, ditën e premte Berisha do mbledhë Këshillin Kombëtar, ku pritet të diskutohet situata politike si dhe hapat që do të ndërmerren në vazhdim.
Berisha nuk ka përjashtuar mundësinë e rikthimit te protestat, por edhe aksione të tjera politike si bllokimi i punës së parlamentit, ku grupimi i tij akuzon maxhorancën se i ka lënë jashtë çdo funksioni parlamentar.