Duket se është gjithçka gati drejt finalizimit të marrëveshjes mes Partisë Demokratikë dhe Partisë së Lirisë sa i takon zgjedhjeve vendore që do të mbahen më 14 maj. Mësohet se ditën e nesërme do të nëshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit ndërsa do të caktojnë edhe datën për protestën kombëtare.
Më herët kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha se janë në një sintoni të plotë me PD dhe se i ka propozuar Berishës një emër për kreun e ri të bashkisë së Tiranës, që sipas tij do të bëj një spektakël të jashtëzakonshëm.
Po ashtu Meta tha se në ato zona ku PL-ja vlerëson se do të ketë kandidatë potencialë, do ti fusë në primaret që po organizon Partia Demokratike.