
Blero dhe Afrona kanë qenë ditët e fundit një nga çiftet më të komentuar në media pas lajmeve se i kanë dhënë fund martesës së tyre. Thashethemet nisën nga fakti se prej kohësh dyshja nuk janë parë bashkë e për më tepër kanë fshirë fotot me njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.
Modelja dhe këngëtari kanë preferuar të mos flasin për këto lajme duke i thelluar edhe më shumë dyshimet. Ndërkohë Afrona ka bërë sot një postim që në një situatë të tillë sigurisht është kuptuar si thumb për Bleron.
“Një grua e fortë e shikon sfidën në sy dhe i shkel syrin”, shkruan Afrona.