Gramoz Aliu ose i njohur nga të gjithë si Mozzik është një nga reperët më të preferuar në tregun tonë muzikor.

Sidomos gjatë periudhës së verës, Mozzik është shumë i angazhuar me koncerte. Mbrëmjen e djeshme ai do të performonte në Tiranë, mirëpo policia ka ndëprerë performancën e tij. Arsyeja e këtij ndalimi të papritur të policisë, kur kufizimet për muzikën e jetën e natës janë hequr nuk dihet.

Për këtë ngjarje reperi ka reaguar në instagramin e tij duke u shprehur se është hera e parë që i ka ndodhur diçka e tillë. Më tej ai iu kërkoi ndjesë të gjithë të pranishmëve për këtë incident.

“Iu kërkoj falje të gjithë qytetarëve të Tiranës. Sonte unë erdha në klub që të përfundoj performancën time në Folie Terace, në ora 1:00 kishte forca të Policisë brenda që e ndalen muzikën. Nuk e di këto vendime e këto kufizime gjëra kush i bën por janë gabim. Ndërkohë që gjithë kufizimet janë larguar, qenka ende muzika problem.

Gjithsesi e imja ishte të ju kërkoj falje se sonte kishim qëllim të kënaqemi po ja që e ndalën muzikën e na prishën komplet natën. Shihemi shumë shpejt! Tiranë ju dua,”-shkruan Mozzik në reagimin e tij.