Është shumë i rëndësishëm vetëbesimi. Kjo vlen edhe për 22-vjeçaren Olivia, e cila është një influencere. Ajo ka treguar se është modele mbipeshë dhe është shumë seksi. Pavarësisht mbipeshës, e reja shprehet se nuk has aspak vështirësi kur vjen puna tek takimet me meshkujt.
Aktualisht, Olivia 140 kg është duke bërë goxha bujë në rrjetet sociale pasi numëron 800 mijë ndjekës në disa platforma të ndryshme. Por jo vetëm në rrjetet sociale. Ajo ka treguar se është popullore edhe sa i përket takimeve me meshkujt.
Këtë e ka shprehur me anë të një videoje në TikTok, ku ka marrë shikime dhe komente të pafundme.
Po ashtu Olivia ka postuar video humoristike ku thotë se është “zemërthyer” nga meshkujt që nuk dalin me femra të shëndosha. Për këta meshkuj, thotë që për faktin që nuk kanë dalë me “vajzat mbipeshë”, nuk kanë qenë “në parajsë” akoma.