Armed_Black_Hawk_1920x1125

Pisllëqe edhe me helikopterët? Dyshime të forta mbi tenderin e fituar prej kompanisë së Sadri Abazit

Në datë 31 Maj ministria e Mbrojtjes që drejtohet nga Niko Peleshi i ka dhënë tenderin për ndërtimin e hangarit për helikopterë në bazën ajrore të Farkës nipit të ish-deputetit socialist, Sadri Abazi 407 milionë lekë, ose mbi 4 milionë euro bashkë me TVSH-në ishte fondi limit.

384 milionë lekë ofroi bashkimi i operatorëve “AGRI CONSTRUCTION” dhe “ALKO-IMPEX General Construcion” e cila është në pronësi të Arbër Abazit. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ndërtimin e hangarit është 24 muaj, ose dy vite nga momenti që do të lidhet kontrata

Por si u zgjodh fituesi?

Ministria e Mbrojtjes thotë se fituesi i tenderit për hangarin ku do të futen helikopterët që do të vijnë nga SHBA u bë bazuar te oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmim. Por të shohim pak ofertat e tjera.

Pisllëqe edhe me helikopterët? Dyshime të forta mbi tenderin e fituar prej kompanisë së Sadri Abazit
Pisllëqe edhe me helikopterët? Dyshime të forta mbi tenderin e fituar prej kompanisë së Sadri Abazit

Në garë ishin në total tetë kompani. Tre kompani nuk kanë paraqitur fare ofertë duke ngritur dyshime për fasadë.

Tre kompani paraqitën oferta shumë herë më të vogla se fituesi, përkatësisht; “Kacdedja” dhe “Ulza” 315 milionë lekë, “Llazo” 325 milionë lekë dhe “Salillari” me “Bajramin” 359 milionë lekë.

Por pavarësisht këtij fakti, pra që kishte oferta shumë herë më të vogla, komisioni i vlerësimit të ofertave në Ministrinë e Mbrojtjes i ka kapur me disa kushte të paplotësuara këto kompani duke zgjedhur bashkimin e operatorëve ku brenda është edhe firma e Arbër Abazit.

Ministria e Mbrojtjes synon që të ndërtojë një hangar të ri për strehimin e helikopterëve UH60 “Black Hawk” që mbërrijnë këtë shtator nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. tenderin helikopterët sadri abazit  tenderin helikopterët sadri abazit