Skandali me tenderat e ushtrisë, në fokus Petrit Kasapi , miliardat sekrete, çfarë zbuloi SPAK dhe si u zbërthye Peleshi

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u paraqit sot në SPAK duke dhënë llogari për dy orë e gjysmë para prokurorëve me çështje të ndryshme që lidhen me drejtimin e ministrisë dhe disa tenderë të dhënë gjatë periudhës kur ishte në krye të Bashkisë së Korçës.

Mirëpo, edhe pse Peleshi u pyet për disa çështje të rendësishme, altoparlantët e propagandës shpërndanë sot një lajm sipas të cilit ai u pyet vetëm për njohjet me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, ndërkohë që siç mëson ekskluzivisht Gazeta Jonë, krahas çështjes së inceneratorëve, si person në dijeni, ministri pyet gjithashtu edhe për çështjen e pronave të ushtrisë si edhe të tenderëve të armatimit të prokuroruar dhe realizuar gjatë dy viteve të fundit.

EKSKLUZIVE/ SPAK heton tenderët e armëve, por Emiljano Dusha merr kontratën e pistoletave të policisë, 1.7 milion euro me negociim, detajet TRONDITËSE

Burime bëjnë me dije për Gazeta Jonë se krahas Zotos, Mërtirit, dy-tre ushtarakëve të lartë dhe disa të tjerëve, Peleshit i janë vënë para në tavolinë emrat e Petrit Kasapit dhe Emiljano Dushës, të dy fitues të tenderave të mëdhenj të armatimit të ushtrisë gjatë viteve të fundit përmes procedurave të cilësuara si problematike, për shkak të mungesës së theksuar të konkurrencës në to. Por konkurrenca është mëkati më i vogël në këtë rast, kur bëhet fjalë për çështje të sigurisë kombëtare.

Gazeta Jonë po investigon prej muajsh në lidhje me tenderët e armatimit dhe përfshirjen e një numri të kufizuar biznesmenësh në to, të preferuar të ministrave, për shkak të shërbimeve të bëra më herët ndaj kësaj maxhorance duke rrahur edhe gazetarë, siç ishte rasti i Mero Bazes apo duke blerë vota në zgjedhjet e vitit 2021 siç ka denoncuar opozita.

Për shkak edhe të avancimit të hetimeve për tenderët e armëve, Gazeta Jonë nis sot serinë e publikimeve mbi këtë çështje, duke u fokusuar në këtë pjesë të parë te Petrit Kasapi, biznesmeni i famshëm, i përfshirë ndër të tjera edhe në skandalin e uniformave të policisë. Në pjesën e dytë, do të fokusohemi te Emiljano Dusha me kompaninë e tij Military System Suply Company – MSSC; në pjesën e tretë te pronat e ushtrisë në bregdet dhe pjesën e katërt, specifikisht në skandalin e rrëmbimit të ish-depos së minave detare në Porto Romano pas fakteve të reja që kemi siguruar.

Tmerri i SPAK, Mbrojtja anulon tenderin sekret , policia jep miliona euro pa garë te Emiljano Dusha , Begator Mane dhe Vesel Demiraj

Mësohet se Peleshi ka dhënë shpjegime pikërisht mbi procedurat e ndjekura për tenderët e fituara nga Petrit Kasapi me kompaninë Marsi & Al si edhe Emiljano Dusha me kompaninë “MSSC”. Burime bëjnë me dije se detaje tronditëse kanë dalë nga telefonat që u sekuestruan disa gjeneralëve dhe funksionarëve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes gjatë verës së vitit të shkuar, ku nuk kanë munguar të dhënat pikërisht për tenderët e armatimit.

Petrit Kasapi, nga armët te uniformat dhe skandalet

Biznesmeni Petrit Kasapi është mjaft diskret sa i përket jetës së tij publike, zor se gjen një foto të tij online, por kjo nuk vlen kur bëhet fjalë për shumat që vjel nga buxheti i shtetit vetëm njëra nga kompanitë e tij, Marsi & Al me NIPT L21502014K.

Kasapi spikati fillimisht me kompleksin “Blur” në periferi të Tiranës. Më pas, rezulton se ai ka patur një konflikt për pronësinë e kompleksit me një të afërmin e tij, çështje që ka shkuar deri në Gjykatën e Lartë.

Sipas të dhënave të administruara nga Gazeta Jonë, nga viti 2019 deri në fund të janarit të këtij viti, kompania e Marsi & Al ka marrë jo pak por 65 miliard lekë përmes kontratave të ndryshme, ku pjesën e luanit e kanë pikërisht tenderët sekret të armëve dhe pajisjeve ushtarake me ushtrinë shqiptare.

“Tërmet” në Tiranë, SPAK heton tenderët në ushtri , arratiset biznesmeni i njohur

Për shkak të diskrecionit, detajet e tenderëve të armëve dhe pajisjeve ushtarake nuk bëhen publike dhe ofertat menaxhohen nga një grusht njerëzish duke i dhënë krah edhe abuzimeve herë pas here nisur edhe nga fakti se Kasapi cilësohet edhe si “mjeshtër i tenderëve” nëpër tavolina të ngushta që merren me këto punë.

Sëfundmi, Petrit Kasapi ka fituar tenderin për pajisjen me këpucë të policisë së burgjeve, bëma më e fundit e Admir Abrisë para se ta largonin nga detyra për shkak të arrestimit të vëllait doganier kontrabandist. Vetëm nga kjo kontratë, Kasapi ka marrë rreth 700 milionë lekë, ndërkohë që miliardat janë dhënë nga Forcat Speciale të Ushtrisë dhe ato Komando pasi rezulton se fituar dy kontrata të majme aty.

PJESA I / Skandali me tenderat e ushtrisë, në fokus Petrit Kasapi. Miliardat sekrete, çfarë zbuloi SPAK dhe si u zbërthye Peleshi
PJESA I / Skandali me tenderat e ushtrisë, në fokus Petrit Kasapi Miliardat sekrete, çfarë zbuloi SPAK dhe si u zbërthye Peleshi

Tenderët në fjalë janë zhvilluar pikërisht kur në detyrë ka qenë Niko Peleshi, për të cilat ministri dha detaje të mërkurën para prokurorëve të SPAK krahas inceneratorëve.

Petrit Kasapi duket të ketë qenë edhe stërmbullari i skandalit të tenderit të uniformave në Policinë e Shtetit ku fillimisht kompania e tij Marsi& Al u shpall fituese, pastaj u kuptua që po mashtronte dhe u padit në prokurori, por çuditërisht kur tenderi u bë sërish, Kasapi doli prapë fitues!

Cilësia e uniformave të ofruara prej tij ishte minimale, me bojën që u dilte veshjeve me pak larje dhe cilësinë skandaloze të këpucëve.

Zyrtari, seks në zyrë

Gjatë verës së vitit të shkuar BKH sekuestroi 25 telefona të ushtarëkeve të lartë dhe zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes, ku krahas skandaleve mbi tenderët e armatimit dhe pronave të ushtrisë kanë dalë edhe bëma të tjera. Gazetari Ferdinand Dervishi tha më herët se në njërin prej këtyre telefonave janë zbuluar pamje filmike të një séance seksi në zyrën e shtetit shqiptar nga një zyrtar i lartë.

“Janë sekuestruar 25 telefona ushtarakësh dhe duke u hapur një telefon gjendet edhe një situatë marrëdhënie seksuale në një zyrë shteti që po hetohet më vete. Pra në një cellular të një ushtaraku, zyrtari të lartë të ministrisë së Mbrojtjes në zyrën e vet”- tha Dervishi.

Armatimi

Ndryshimi i konjukturë globale, me një Rusi agresive ndaj NATO-s, bën që shtetet e aleancës të detyrohen të rrisin shpenzimet për armatime. Shqipëria pritet po ashtu të investojë në këtë drejtim dhe këto procedura tenderësh pritet të jenë një gjah i mirë edhe për kompani si ajo e Petrit Kasapit dhe Emiljano Dushajt, gjithnjë nëse Peleshi nuk i ka thënë të gjitha para prokurorëve gjatë kësaj të mërkure…

Pjesa II:

Perandoria Rilindase e Emiljano Dushës, tenderat sekretë, miliarda nga ushtria për armë, dora e “zezë” në ministri dhe kush i “bën letrat”.

/Gazeta Jonë

 

SPAK Petrit Kasapi Niko Peleshi