Në një takim me struktura të Partisë së Lirisë në Tiranë, Monika Kryemadhi u shpreh se në këtë qytet do të nisë riorganizimi i strukturave.
Ajo shtoi se problemet e kryeqytetasve sot janë shumë të mëdha ndërsa indiferenca e qeverisë dhe bashkisë është e konsiderueshme.
‘Të gjithë jeni njohur me angazhimet në javët e fundit, Partisë së Lirisë në Tiranë do të nisë ristrukturimin dhe riorganizimin. Duke nisur me qytetin. Në radhë të parë ju falenderoj për angazhimin në zgjedhjet e fundit, nga pësimet do të mësojmë. Ridimensionimi i partisë, është mirëpritur nga qytetarët.
Problemet e Tiranës sot janë të jashtëzakonshme, kosto e lartë jetese, taksa të karta, çmim të lartë të ujit, energjisë e karburanteve. indiferenca e qeverisë e bashkisë është zero.
Dua të theksoj se zgjedhjet që do të vijnë kërkojnë përgatitje të strukturave për përfaqësimin në këshilla bashkiake dhe prezantimin e programit. Një nga detyrat kryesore është kontakti me qytetarët. Duhet të jemi afër me ta sidomos të rinj, gratë dhe kryetarët e familjeve’, tha ajo.