Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra, dhe njëkohësisht emërimin në detyrë të ministrave të rinj.

7 ndryshimet në kabinetin qeveritar u deklaruan publikisht nga vetë Kryeministri Edi Rama, të hënën në mbledhjen e Asamblesë së PS-së.

Rama i besoi Ministrinë e Ekonomisë Ervin Metes, Ministrinë e Bujqësisë Anila Denajt, të Arsimit dhe Sporteve Ogerta Manastirliut, Ministrinë e Jashtme Igli Hasanit ndërsa Delina Ibrahmiajt i caktoi postin e ministres së Shtetit për Sipërmarrjen.

Si ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale u zgjodh Albana Koçiu, ndërsa ministrinë e re  të Pushtetit Vendor ia caktoi Arbjan Mazniku.