
Presidenti Bajram Begaj ka pritur sot Dua Lipën, të cilës i ka dhënë shtetësinë shqiptare. Ai ka vlerësuar talentin e saj dhe është shprehur se rinia shqiptare e ka shembull.
“Është kënaqësi e veçantë që sot presim artisten e madhe Dua Lipa. Them artiste e madhe, por ajo është edhe një vajzë e thjeshtë, që krenarinë më të madhe na e ka dhënë ne, Shqipërisë, Kosovës dhe kudo ku ka shqiptarë nëpër botë. Rinia shqiptare ju ka shembull dhe ju keni treguar se ëndrrat arrihen duke punuar gjithnjë e më shumë. Ti i ke bërë të gjithë shqiptarët bashkë! Ndaj kam kënaqësinë t’ju jap shtetësinë shqiptare”, ka thënë Begaj.