Avioni i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky u ul në aeroportin e Rinasit në orën 23:00 të mbrëmjes së kësaj të marte.
Ai u prit nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani.
Tirana do të jetë kryeqendra e diplomacisë europiane për dy ditë me radhë ku do të zhvillohet samiti i Ukrainës dhe ai i liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Takimin e parë, Zelensky do ta ketë me kryeministrin Edi Rama.
Kjo është vizita e parë e presidentit Zelensky në Shqipëri.