Për prindërit është e vështirë largimi i fëmijës nga shtëpia, por Xheraldina dhe Agroni janë prindër modernë dhe e kupton që ka ardhur koha që Ledri dhe Sara të jetojnë vetëm. Në një intervistë për “Pardon my French”, ku ishin të ftuar së bashku, prindërit e Ledrit zbuluan planin e çiftit për tu larguar nga shtëpia e tyre.

“Sara dhe Ledri jetojnë me ne. Ata do ikin. Edhe ne kemi dëshirë që ata të ikin. Të jenë vetë, t’i çelin rrugën e vetvetes. Ledri është pak introvert. Nuk del nga shtëpia pa i përqafuar dhe përshëndetur të gjithë. Është shumë i dashur, është shumë empatik, e ka qejf botën e vetë, kohën e vetë. Sara po ia kupton botën shumë mirë. Kohën e vetë e sakrifikon për Poin. Thotë mos më festoni ditëlindjen, mos më bëni surpriza, por kur ia bëjmë, i shijon shumë. Sara është shumë e ngrohtë. Ledri është i ngrohtë me njerëzit por nuk rri gjatë. Sara është shumë e shoqërueshme, shumë e ngrohtë me njerëzit. Ajo u fut me komplet atë ngrohtësinë, sytë jeshil, me atë buzëqeshjen”.