Pas arrestimit të Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro, e cila pasi mori rryshfet për të favorizuar një kompani që të përfitonte një tender, analisti Lorenc Vangjeli u shpreh në Report Tv, se në Tiranë ‘pritet një verë e nxehtë në arenën politike’.
Analisti Vangjeli paralajmëroi se mund të ketë ndryshime në qeveri, ndërsa theksoi se kriteri i Ramës është që mos të ketë ministra me më shumë se 6 vite.
“Para se të qetësohet deti mund të ketë dallgë, para pushimeve. Besoj se është e nevojshme një gjë e tillë. Nëse gjithkush do të jepte një te drejtë se kjo është një drejtë ekskluzive, kam përshtypjen se këshilla më e mirë ka të bëjë me rishpikjen e tij në raport me qeverisjen. Kriteri i Ramës është që mos të lërë ministra më shumë se 6 vite.
Informacionet e kryeministrit mund të jenë të tilla që mund të veprojë para se drejtësia të veprojë. Mund të ketë ministra, është një akt distancimi politik. Nëse Rama e bën një gjë të tillë do të ishte i mirëpritur në këtë detyrë. Këtë javë kanë ndodhur dy momente. Lirimi ish-ministrit të Brendshëm, lirim që bëri bujë për disa arsye. Te Tahiri ka pasur një çështje që u hetua e gjykua keq. Historia e arrestit të sekretares së Përgjithshme përveç diellit të nxehtë të verës, temperaturat e Tiranës politike do të jenë të larta. Nisur nga informacionet nga volumi i dosjeve që janë duke u përpunuar në mënyrë logjike krijohet ideja se do të ketë një stinë të nxehtë. Shqipëria nuk ka qenë kurrë një shtet i së drejtës. Drejtësia e sotme po lufton edhe me traditën. Ajo çfarë është e dukshme është se në Tiranë ka frikë.” – tha Vangjeli.