Afrim Hoxha
Pas aksidentit të rrezikshëm mbrëmjen e djeshme me autobusin e Unazës që për pak desh shkaktou tragjedi, Erion Veliaj ka filluar tani propagandën me qëllim shmagien e vëmendjes nga ngjarja dhe fokusimi i debatit në çështje të tjera.
Kështu, që mbrëmë, vartës të Veliajt dhe gazetarë si ata të Carlo Bollinos janë duke hedhur tezën se autobusi i Nadir Çaushollit që desh vrau dhjetra qytetarë shqiptare u dashka lënë në mes të Lanës se gjoja kështu sensibilizon qytetarët për rrezikun e shpejtësisë!
Në fakt, e vërteta është krejt e kundërt: Bashkia e Tiranës nuk ka mjetet për largimin e autobusit nga Lana. Për largimin e tij kërkohen vinça të mëdhenj, të cilët bashkia nuk i ka. Rrjedhimisht, po bëhet propagandë që gjoja të lihet një farë kohë si instalacion deri sa të gjenden vinçat që të mund ta nxjerrin prej aty gërmadhën e kompanisë “CFO Pharma” që tani ka kaluar nga mashtrimi me ilaçet te transporti duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
Autobusi “Go Green” që në fakt nuk është fare “green” pasi punon me naftë, i përket kompanisë së Nadir Çaushollit, të burgosur për mashtrim, “CFO Pharma”. Kur kreu mashtrimet me recetat e rimbursueshme, Çausholli kishte kompaninë “Omega Pharma”, të cilës i ndërroi emrin teksa ishte në burg me qëllim vijimin e marrjes së kontratave për ilaçet e rimburueshme.
Çaushollit i është dhënë linja e Unazë së Tiranës pasi Veliaj ia hoqi atë kompanisë së mëparshme. Burime bëjnë me dije se tashmë Çausholli do të marrë edhe linja të tjera në Tiranë me bekimin e Veliajt.