Banorët e “5 maji”, të Laprakës dhe Paskuqanit dolën sërish përballë Kuvendit duke protestuar kundër shembjes së banesave të tyre. Ajo që bie në sy është fjala e një vogëlushit i cili me fjalët e tij na rrëqethë pasi i kërkon Zahos (djalit të kryeministrit) që babai i tij mos i prishë shtëpinë.

“Shoku im Zaho thuaji babit tënd të mos na prishë shtëpitë. Nuk kemi ardhur kot, s’kemi shtëpi tjetër vetëm këtë. S’kena mo. Jemi të gjithë banorët që kemi nga një problem. S’kemi ardhur kot këtu”, tha vogëlushi.

Një tjetër banor, kërkoi nga shteti të dëmshpërblehen dhe të mësojnë afatet se ku dhe kur do të vendosen në banesat e reja.