Shtohet misteri lidhur me arsyen e largimit të moderatorit dhe gazetarit Drini Zeqo.

Ky i fundit njoftoi largimin nga shtëpia e “Big Brother VIP” mesditën e sotme për shkak të një urgjence familjare.

Pas daljes, ka ardhur reagimi i parë nga familjarët e tij, duke e shtuar edhe më shumë misterin e largimit të tij.

“Njoftojmë të gjithë portalet që mos krijojnë shqetësim tek Drini dhe familjarët e tij. Familjarët e tij gëzojnë shëndet të plotë, njëkohësisht edhe Drini! Së shpejti një njoftim i dytë,“-shkruhet në Instagramin zyrtar të moderatorit.