Një flotë anijesh ushtarake ruse pasi morën urdhër nga eprorët për të bombarduar disa qytete në Ukrainë dhe ishin gati të vendoseshin në portin e Odesës, ata refuzuan të kryenin sulmin dhe u tërhoqën.

Marinsat rusë kanë marrë kontrollin mbi anijet luftarake të Putinit dhe nuk kanë pranuar të sulmojnë një qytet ukrainas, duke u kthyer në shtëpi në Rusi.

Në të njëjtën kohë, një numër helikopterësh dhe dronësh rusë po fluturonin mbi plazhin Luzanivka, duke u përgatitur për ulje. Por, pak para një sulmi të gjithanshëm rusët thuhet se ranë në kontakt me ukrainasit dhe u kërkuan atyre që t’i lejonin të largoheshin të padëmtuar nga gjiri.

Diplomati ukrainas në pension, Olexander Scherba, duke ndarë lajmin në Twitter, shkroi:

“Mbrëmë një grup i madh luftanijesh ruse do të niste zbarkimin në plazhet e Odesës. Ata iu afruan bregdetit. Rusia ishte gati të bombardonte plazhin. Ukraina ishte gati të qëllonte kur ata u tërhoqën papritur. Marinsat nga Krimea refuzuan të sulmonin Odesën.”