Presidenti, Vladimir Putin, në një transmetim në kanalin e lajmeve “Rossiya 24” ka paralajmëruar ata që kundërshtojnë veprimet e Rusisë në Ukrainë.
“Mos e përkeqësoni situatën duke vendosur më shumë kufizime ndaj Rusisë. Veprimet e më tejshme do i përkeqësojnë marrëdhëniet tona”.
Ne nuk kemi qëllime të këqija kundër fqinjëve tanë”, pohoi ai.
Ai deklaroi se Qeveria e tij nuk e sheh të nevojshme që fqinjët e saj të ndërmarrin veprime të mëtejshme që “do t’i përkeqësojnë marrëdhëniet tona”.
“Unë mendoj se të gjithë duhet të mendojnë se si të normalizojnë marrëdhëniet, të bashkëpunojnë normalisht dhe të zhvillojnë marrëdhëniet normalisht”, shtoi ai.