Mariza Ikonomi nuk mund ti shpëtonte pyetjes së gazetarit të “Stop” i cili kërkon të dijë nëse ajo është e dashuruar dhe planet që ka më tej për martesë.
Këngëtarja nuk e ka menduar gjatë duke thënë menjëherë se është shumë e dashuruar dhe se kur do të martohet mes të qeshurave ajo thotë “Prit të pimë një herë këtë gotë rehat pastaj të shohim”.
Për sa i përket jetës private Mariza Ikonomi ka preferuar të qëndrojë larg mediave duke e shijuar në privatësi marrëdhënien e saj të dashurisë duke mos dashur të zbulojë identitetin e djalit që i ka rrëmbyer zemrën.
Edhe më herët këngëtarja është shprehur për lidhjen e saj duke treguar se është e e lumtur në marrëdhënien që ka krijuar.