Pallatet dhe kullat janë ekonomi”. Kështu u shpreh sot Edi Rama sot në një bashkëbisedim online me qytetarët në rrjetet sociale.

Ai tha se gradaçelat sjellin punësim, turistë dhe në fund shumë të ardhura.

Një kullë punëson afro 1 mijë vetë në të gjithë sistemin e ndërtimit dhe pastaj vjen të ardhura si taksë mbi pronën, strehim, mjedise biznesi, patjetër edhe punësim për shërbime.

Pa tjetër edhe shumë vizitorë. Kjo varet e gjitha edhe nga cilësia, arkitektura, etj, etj. Koha do të jetë zonja e rëndë që do të flasë.

Këto ndërtime që po transformojnë Tiranën nga një katund i madh kaotik në një metropol rajonal po i japin Tiranës identitetin” tha ai.