Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka mbledhur në një takim drejtuesit e bankave në kuadër të kalimit të shërbimeve online. “Koha që bankat e nivelit të dytë t’i bashkohen #RevolucionitDigjital, për të lehtësuar klientët dhe sipërmarrjen nga pengesat e vonesat e shërbimeve të epokës së vjetër, njësoj siç u bë me shërbimet publike me dokumente. Radhët në dyert e bankave që në sabah, nuk janë ngjarje të kontinentit ku jetojmë. Kështu që jemi këtu për t’ju thënë se Shqipëria nuk mund të jetë aq lart në klasifikim duke lënë pas edhe vende të zhvilluara, por jemi ku thërret qameti në shërbimet online të bankave” tha ai.