Reali i Madridit dhe presidenti Florentino Perez e kanë ndarë mendjen për ta bindur përfundimisht Kilië Mbapenë.
Si ka bërë me dije gazeta “Marca”, klubi planifikon të kontaktojë yllin e PSG-së javën e ardhshme për të zbuluar nëse ai është ende i gatshëm të nënshkruajë më 30 qershor, pasi të përfundojë kontrata e tij me parisienët, siç i siguroi ata disa muaj më parë, kur folën për herë të fundit. Me atë rast ata ranë dakord të komunikojnë sërish në këto ditë të para të janarit.
Ky është i njëjti “modus operandi” që ata bënë tri vite më parë me David Alabanë, i cili gjithashtu i dha fund kontratës me Bajernin e Mynihut në qershor dhe kontrata e të cilit u nënshkrua në javën e parë të janarit.
Kështu, Reali po kërkon që të mbyllë gjithçka me Mbapenë që në janar, për të mos lënë asnjë shteg për debate të mëtejshme në vazhdimësinë e sezonit.