Supa është padyshim një nga pjatat më të rëndëshishme falë vlerave ushqyese që ofron. Përgatiteni me perime dhe mish pule dhe do t’ju shijojë shumë në këto ditë verore. Ideale për të gjithë pjesëtarët e familjes tuaj.
Përbërësit:

1 ½ gota misër
3 gota mish pule i gatuar ( i prerë në copa, pa lëkurë)
1 grusht qepë të njoma

2 kunguj të verdhë, të vegjël

1 spec

2 thelpinj hudhër

2 lugë gjelle gjalpë

1 kuti fasule të bardha (450 gram, të konservuara)

¼ gotë borzilok

2 lugë gjelle lëng lime

2 gota ujë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Shkrini gjalpin në një enë në temperaturë mesatare. Hidhni specin dhe skuqeni për 3-4 minuta.

Shtoni kungullin dhe qepët e njoma dhe gatuajini për 3-4 minuta derisa të zbuten. Hidhni hudhrat, ½ lugë çaji kripë dhe pak piper të zi. Shtoni 2 gota ujë dhe fasulet e bardha. Ziejini për 4 minuta, shkruan shije. Hidhni mishin e pulës dhe misrin dhe gatuajini për 2 ose 3 minuta shtesë. Spërkatini me kripë, piper, borzilok dhe lëngun e limes.

Përziejini mirë dhe supa është gati për t’u shërbyer.