
Robin Krasniqi, boksieri shqiptar dhe modelja Marigona Krasniqi u fejuan në fillim të këtij viti në një ceremoni të vogël vetëm me familjarët.
Kurse dashurinë e tyre e kurorëzuan me martesë rreth dy javë më herët.
Dje, Robini festoi ditëlindjen e tij të 35-të ku edhe urimet kanë qenë të shumta.
Ndërsa me rastin e ditëlindjes boksieri ndau një lajm për fansat me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Falënderimi i takon Zotit që në ditëlindjen e 35-të më dha dhuratat më të mira në jetë”, tha ai.