Robin Krasniqi, boksieri shqiptar dhe modelja Marigona Krasniqi u fejuan në fillim të këtij viti në një ceremoni të vogël vetëm me familjarët.

Kurse dashurinë e tyre e kurorëzuan me martesë rreth dy javë më herët.

Dje,  Robini festoi ditëlindjen e tij të 35-të ku edhe urimet kanë qenë të shumta.

Ndërsa me rastin e ditëlindjes boksieri ndau një lajm për fansat me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Falënderimi i takon Zotit që në ditëlindjen e 35-të më dha dhuratat më të mira në jetë”, tha ai.