Nëse e keni parë Rozana Radin së fundmi në Instagram, me siguri ju ka rënë në sy se ka humbur shumë peshë. Në një bisedë me ndjekësit, Rozana ka treguar se për dy muaj ka humbur plot 10 kilogramë.
E pyetur se si ia doli, ajo u përgjigj:
“Eliminova bukën, brumërat, ëmbëlsirat, të skuqurat. Mbylla darkën në orën 19:00 dhe alkoolin (po unë nuk jam alkooldashëse), ndonjë gotë verë ose birrë tani në verë e pi në fundjavë.”
Me pak fjalë, Rozana ka ndjekur një regjim të shëndetshëm dhe rezultatet mund t’i shihni vetë.