Partia Socialiste rrëzoi në Konferencën e Kryetarëve kërkesën e tretë të opozitës për ngritjen e një Komisioni Hetimor për parandalimin e konfliktit të interesit për abuzimet me fondet publike.

Më herët u rrëzuan dy kërkesa të opozitës për ngritjen e Komisioneve hetimore për rrjedhjen e të dhënave të qytetarëve nga sistemi TIMS si dhe një tjetër për koncensionin e sterilizimit.

Tetë deputetë të PD-së nesër nuk do të jenë në seancë për shkak të pezullimit për 10 ditë pasi bllokuan foltoren dhe nuk lejuan votimin e rendit të ditës javën e kaluar.

Kjo masë ka sjellë reagimet e opozitës në konferencën e kryetarëve. Deputetja e PD, Jorida Tabaku e ka konsideruar si të papranueshëm, duke nënvizuar se akti i opozitës ishte thjesht një gjest proteste.

Nuk cenuam askënd fizikisht, ishte formë demokratike proteste”, tha ajo. Agron Gjekmarkaj tha se ky vendim është i turpshëm, pasi nuk u shënua asnjë episod që bie ndesh me rregullat.

Është turp që keni përjashtuar opozitën nga seanca. Ky është vendim arbitrar dhe i turpshëm. Më kujtohet nje slogan juaji “Shqipëria që duam” dështuat ta bënit këtë.

Tani po bëni “opozita që duam”. Akti ynë ishte simbolik” tha ai. Nesër do të diskutohet rezoluta për Kosovën.