EDI RAMA PREMIER ALBANIA

Kryeministri Edi Rama ka shkruar përmes një postimi në Twitter se lajmi që ka qarkulluar për rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor, është dyfish i rremë.

Rama thotë se opozita po përhap lajme të pavërteta, duke shtuar se kabineti i tij qeveritar ka 14 muaj që mbron qytetarët nga një rritje e mundshme e çmimit.

“Opozita e Rublave e mediat e saj po u thonë sot shqiptarëve se Qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor! Një lajm dyfish i rremë: Kemi 14 muaj që themi çmimi do mbrohet siç po mbrohet dhe s’e kemi deklaruar kurrë diçka të tillë! Pse e bëjnë? #DavaRublash”
-shkruan kreu i qeverisë në Twitter.