Agjencisë franceze, AFP ka njoftuar se disa forca ruse tërhiqen nga kufiri ukrainas.
“Disa forca ruse pranë Ukrainës po kthehen në bazën e tyre” , thotë AFP, duke shtuar: “Njësitë në rrethet ushtarake jugore dhe perëndimore … do të fillojnë të lëvizin drejt bazave të tyre ushtarake ,” citoi AFP duke iu referuar burimeve ruse.
Prej javësh tensionet mes Rusisë dhe Ukrainë janë shtuar. Liderët e BE ka zhvilluar bisedime në Moskë dhe në Kiev me synimin uljen e tensioneve mes vendeve, pasa paralajmërimit nga SHBA se Ukraina do të sulmohet nga Rusia këtë të mërkurë.
Nga ana e saj Moska e i ka mohuar akuzat, duke theksuar se nuk ekziston diçka e tillë.
Vetë presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelenskyi në vijimësinë e paralajmërimeve amerikane për pushtim të shpejtë rus, ka shpallur 16 shkurtin si ditë të unitetit.