
Rusia ka vendosur sanksione ndaj presidentit amerikan Joe Biden, tha ministria e saj e jashtme.
Sanksionet zbatohen gjithashtu për Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin, Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan dhe shefin e CIA-s William Burns.
Moska vendos sanksione edhe kundër ish-sekretares së shtetit, Hillary Clinton.
“Në përgjigje të një sërë sanksionesh të paprecedentë… nga 15 marsi i këtij viti, ‘lista e ndalimit’ ruse përfshin në bazë të reciprocitetit Presidentin J. Biden, Sekretarin e Shtetit A. Blinken, Sekretarin e Mbrojtjes L. Austin dhe Kryetarin e Shefat e Përbashkët të Shtabit M. Milley, si dhe një numër shefash departamentesh dhe figura të njohura amerikane”, thuhet në deklaratë.