Pak kohë më parë Arbana Osmani njoftoi se do ta shohim si aktore. Ajo do të luajë në filmin “Sofia” nga partneri i saj, Eduart Grishaj.
“Takimi ynë i parë për këtë sezon do të jetë në…kinema”, shkroi moderatorja.
Së fundmi është zbuluar dhe roli që do të ketë ajo. “Prezantuesja televizive Arbana Osmani do të aktrojë si vetja në një paraqitje speciale në “Sofia” që do të shfaqet në të gjitha kinematë më 3 nëntor”, shkruhet në njoftim.