
Jamanit i mungon shumë sjellja e Seherit dikur, por tani i duhet të përshtatet. Doktori i kërkon t’i japë kohë pasi edhe ajo e ka të vështirë sepse nuk mban mend asgjë.
Jaman nuk heq dorë dhe përpiqet t’i kujtojë Seherit kush është. Jusuf kthehet nga shkolla dhe përqafon Seherin. Ajo përlotet pasi nuk e njeh. Nëna e Dujgusë shkon të takojë Jaseminin në burg. Si do të jetë përballja e tyre. Po Jaman si do t’ja shpjegojë Jusufit gjendjen e Seherit?