Senatori amerikan Lindsey Graham ka thënë se presidenti Putin duhet të vritet nga populli i tij, pasi sipas tij është mënyra e vetme për ta përfunduar krizën e shkaktuar nga Putin me agresionin në Ukrainë.

Senatori republikan i bëri këto komente dje në televizionin amerikan Fox Neës, e më pas shkroi edhe në rrjetin social Twitter se nëse rusët e vrasin Putinin do t’i bënin një shërbim të madh vendit dhe botës, shkruan The Wall Street Journal.

Graham ka pyetur se a ka një ‘brutus’ dhe një oficer më të suksesshëm në Rusi duke iu referuar njeriut që planifikoi vrasjen perandorin romak Julian Cezar dhe oficerit gjerman Ewald Heinrich von Kleist, i cili planifikoi vrasjen e Adolf Hitlerit më 1944 por që kishte dështuar.

“A ka një brutus në Rusi? A ka një Kolonel më të suksesshëm se Kolonel Stauffenberg në ushrinë ruse? Mënyra e vetme që kjo të përfundojë është nëse dikush në Rusi e vret atë[Putinin]. Do t’i bënte një shërbim të madh vendit tënd dhe botës. Njerëzit e vetëm që mund ta rregullojnë këtë janë populli rus”, ka shkruar senatori amerikan.