Vazhdon sërish ngritja e zëri për rritjen e çmimeve një tjetër protestë është paralajmëruar të filloj këtë të diel në orën 11.00 para kryeministrisë.
Është dita e pestë radhazi që qytetarët së bashku me shoqërinë civile si dhe me figura të njohura të artit kanë dal në protestë për të treguar revoltën e tyre për rritjen e çmimeve të produkteve të shportës si dhe të karburantit.
Ndonëse dje Bordi i Administrimit të Karburanteve vendosi që nafta do të jetë 217 lekë/litër.
Ditën e djeshme pati një pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve në protestë të cilët kërkuan masa për rritjen e çmimeve, disa dhe largimin e kryeministrit Edi Rama. Gjatë katër ditëve protestë ka pasur disa protestues të shoqëruar dhe arrestuar. Pas protestës së djeshme para Kryeministrisë, protestuesit iu drejtuan Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku kërkuan lirimin e protestuesve të arrestuar.