Një ditë më parë është shembur pjesë e rrugës në aksin rrugor Korçë – Ersekë.
Ndërkohë, një padi është ngritur në SPAK në lidhje me shembjen e rrugës Korçë-Ersekë, ku avokati Esmerald Xhafa, ka dorëzuar pranë Prokurorisë së Posaçme një padi kundër Autoritetit Rrugor Shqiptar, Bashkisë Kolonjë dhe kompanisë së kontraktuar për punimet.
Institucionet janë paditur për “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në depozitimin që ka kryer, avokati Xhafa ka bashkëngjitur me akuzën edhe pamje filmike, ku ai pretendon se fakton punimet me cilësi të dobët dhe ndërtimin, i cili është bërë ndryshe nga projekti.
Punimet e këtij loti sipas kontratës kanë filluar në Qershorin e vitit 2022 dhe duhet të përfundojnë në Qershor të këtij viti.
Edhe pa përfunduar punimet loti i dytë ka qenë i aksesueshëm për drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë aks jo vetëm në drejtim të Ersekës dhe Leskovikut, por edhe ata të cilët e kanë përdorur këtë rrugë nacionale për të udhëtuar drejt jugut