Mbrëmë Arjola Demiri ishte e ftuar në “Goca dhe Gra”, ku ka rrëfyer rreth rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP”.
Mbi të gjitha ajo ka komentuer edhe për krisjen e miqësisë me Monikën.
Ndonëse në portale diskutohet se ka patur një sherr të mundshëm me Monikën, aktorja ka treguar se ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëra tjetrën.
Sipas saj koha nuk iu ka premtuar atyre që ta bëjnë një takim por që ajo sqaroi se e ka takuar në “Fan Club”, gjithashtu edhe tek festa e “BBV”.
Madje ajo tha se nuk i ka numrin, por që flasin në Instagram.
“Nuk I kam numrin, flasim në Instagram”, ka thënë ajo.