Aktorja Monika Lubonja ka nisur plazhin në jug të Shqipërisë. Ditën e sotme ajo publikoi një foto me rrobabanjo, ku shfaqej në formë shumë të mirë.
Mirëpo, një vëmendje të madhe e ka marrë shkrimi që Monika ka vendosur krahas fotos, i cili duket si thumb për dikë. “Dhe ky shkëmbi është më i butë se zemra e…”, ka shkruar ajo.
Ndjekësit menjëherë kanë vazhduar fjalinë e saj, duke shtuar: “…e Ilirit”. Monika e ka vënë re këtë koment dhe është përgjigjur: Ka mbaruar o njerëz Big Brother VIP…ka filluar jeta!