Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmë rreth orës 23:00, në Kroaci. Sipas Dnevnik, shpërthimi u shkaktua pas rënies së një droni, që besohet të jetë i Ukrainës.

Tyler Rogoway, ekspert i aviacionit ushtarak tha se studioi në detaje fotografitë e mbetjeve dhe arriti në përfundimin se ishte pothuajse me siguri një dron dhe beson se droni mbërriti në Kroaci nga Ukraina pasi u prish.

“Ne besojmë fuqimisht se ky është një dron zbulimi që duket si një raketë. Duhet të jetë prishur seriozisht, të ketë fluturuar në të gjithë Hungarinë dhe më në fund të jetë rrëzuar në Zagreb. Kohët e fundit u njoftua se Ukraina vuri në përdorim dronët e epokës sovjetike dhe sa me sa di unë, ukrainasit janë të vetmit në botë që përdorin dronin Tu-141”, ka shkruar Rogoway.