Ditën e sotme Edi Rama konfirmoi Elton Arbanën si kandidat për një tjetër mandat në krye të bashkisë së Shijakut.

Kryebashkiakun e përfshirë në përgjimet e Bild si bashkëpunëtor i grupeve kriminale të Shijakut, mik me Avdylajt për sigurimin e votës, do të kandidojë për një tjetër 4-vjeçar.

Ndër të tjera Rama foli edhe për largimin masiv të shqiptarëve jashtë vendit. Ai tha se kjo gjë është trend historik dhe herët a vonë shqiptarët do të kthehen këtu.

Për më tepër shtoi se atyre që janë në emigracion u kanë ndërtuar edhe shtëpitë.

“Ne nuk kemi bërë asnjë dallim. Atyre që janë këtu, i kemi dhënë bonus. Atyre që janë në emigracion, ju kemi ndërtuar shtëpinë. Me herët se sa vonë, shumëkush prej tyre do të kthehen këtu.

Ky është trend historik. E kanë kaluar vendet e tjera para nesh, ne na ka qëlluar ta kalojmë të fundit. Se të fundit kemi dalë nga ferri i komunizmit. Mos ta shajmë Shqipërinë në gjuhë të huaj”,-deklaroi Rama ndër të tjera.